Please enter at least 3 characters.

Kessie flet për transferimin te Barcelona: Nëse ky klub të thërret, nuk mund ta refuzosh

2022/07/GetPaidStock.com-62e2846a97ea1.jpg
304:"DALLAS, TX - JULY 26: Barcelona midfielder Franck Kessie 19 fights for the ball during the match between FC Barcelona, Barca and Juventus on July 26, 2022 at Cotton Bowl Stadium in Dallas, TX. Photo by George Walker/Icon Sportswire SOCCER: JUL 26 Soccer Champions Tour - Barcelona v Juventus Icon22072614
21:"IMAGO/Icon Sportswire

Franck Kessie u largua nga Milani pas pesë viteve qëndrim në 'San Siro'.

Mesfushori afrikan mbeti futbollist i lirë dhe vendosi t'i bashkohej Barcelonës gjatë afatit kalimtar veror.

25-vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me katalunasit dhe po luan mjaftë mirë në ndeshjet parasezonale.

Kessie ka shpjeguar arsyen pse zgjodhi Barcelonën, duke thënë se tani ky klub është shndërruar në shtëpinë e tij të dytë.

“Mikpritja për mua ka qenë mjaft e ngrohtë. Gjithçka po shkon shumë mirë, me stafin dhe shokët. Të gjithë më kanë pritur shumë mirë, Barcelona është kthyer shtëpia ime e dytë".

"Ky klub është krijuar për të fituar. Nëse të thërret Barcelona ti nuk mund të refuzosh ftesën. Ndodhem në klubin më të bukur në botë".

"Kanë ardhur shumë lojtarë të rinj, do të bëjmë më të mirën tonë për të realizuar objektivat tona. Stafi punon shumë mirë".

"Ekipi ka një identitet të qartë loje: qarkullim topi dhe shumë teknikë. Kemi lojtarë shumë të mirë në ekip, të gjithë janë tepër të aftë e të talentuar”, deklaroi reprezentuesi i Bregut të Fildishtë. /Telegrafi/