Please enter at least 3 characters.

Keni kilogramë të tepërt? Kujdes nëse hani brumëra të ngrohtë apo të ftohtë. Nuk do të besoni!

2018/05/eat-pasta-and-lose-weight-e1511773923629.jpg
42:"Couple in a reastaurant. Close up concept.
24:"Getty Images/iStockphoto

Po ju zbulojmë çfarë brumërash duhet të hani nëse dëshironi të humbni tepricën e kilogramëve.

Lloje të caktuara të karbohidrateve nuk trashin, për shkak se kanë amidon, ka treguar një hulumtim i fakultetit amerikan të Skimdore College.

Lloji i tillë i amidonit nuk tretet në zorrën e hollë, por i patretur arrin në zorrën e trashë, transmeton Telegrafi.

E përmbajnë lloje të caktuara të artikujve të pasur me karbohidrate, si p.sh. fasulja dhe bishtajoret dhe drithërat integrale, ndërkaq disa artikuj e zhvillojnë duke u ftohur.

– Kur të gatuani ushqim të caktuar të pasur me amidon, siç janë orizi i bardhë, brumërat apo patatet, pastaj i ftohni në frigorifer, në ushqim zhvillohet amidoni rezistues.

Zierja i karbohidrateve ndryshon lidhjen kimike në ushqim, ndërkaq kur i fusni në frigorifer dhe ushqimi ftohet, ato lidhje shfaqen në formë të re.

Struktura e re e atyre lidhjeve e cila krijohet gjatë procesit të ftohjes është ajo që amidonin e bën rezistues kur tretet në zorrën e hollë.

Nëse ushqimin e tillë sërish e ngrohim, ai e mban amidonin rezistues.

Amidoni rezistues ndikon mirë në nivelin e glukozës dhe insulinës, krijon ndjenjën e ngopjes dhe ruan shëndetin e zorrëve. /Telegrafi/