Keisi nuk e përjashton mundësinë për një lidhje me Kristin jashtë shtëpisë së Big Brother
Keisi Medini dhe Kristi Aliaj kanë qenë dy emra po ashtu shumë të diskutuar në Big Brother VIP Albania.
Dyshja nisën një njohje brenda, e cila u ftoh me kalimin e kohës nga të dyja palët.
Ka qenë biondja ajo që u tërhoq nga Kristi duke thënë se nuk ndjen më për të, gjë që ndodhi menjëherë pas hyrjes së Lorenc Hasramajt në shtëpi, i cili dikur kishte pasur një lidhje me këngëtaren.
Ajo mbrëmë (e shtunë) u eliminua nga gara e BBVA, gjersa pas daljes diskutoi disa gjëra.
Artistja shqiptare theksoi se nuk e përjashton mundësinë për një njohje jashtë me Aliajn, nëse ai do t’i shkruajë i pari.
“Do pres të dalë Kristi dhe nëse ai më shkruan i pari, atëherë do të shohim”, u shpreh ajo.
Kjo ka lënë të nënkuptohet që jashtë mund të ketë diçka më shumë mes tyre. /Telegrafi/


