Please enter at least 3 characters.

Katër të vdekur dhe të tjerë të lënduar pas një orteku në një luginë franceze

2024/02/D4TD6R3T2BED7AYXCYASRWPSUM-e1708900077992.jpg
240:"A gendarme of the French "Peloton de Gendarmerie de Haute Montagne" (High Mountain Police Squad, PGHM) takes part in an avalanche search and rescue training, near Briancon in the French Alps on March 16, 2023. (Photo by Nicolas TUCAT / AFP)
3:"AFP

Katër persona kanë vdekur dhe të tjerë besohet se janë lënduar pas një orteku në një luginë franceze.

Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi filloi pasi sasia e madhe e borës rrëshqiti në Mont-Dore në Francën qendrore të dielën pasdite, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Për të gjetur viktimat thuhet se u përfshinë rreth 50 shpëtimtarë, përfshirë policinë e specializuar malore, si dhe qen të trajnuar posaçërisht për të gjetur viktimat e ortekëve.

Kryetari i bashkisë së Mont-Dore, Sebastien Dubourg, vlerësoi ata që u përfshinë në shpëtim.

Një hetim për atë që ka ndodhur është hapur nga zyra e prokurorit publik vendas.

Joel Mathurin, prefekt i rajonit Puy-de-Dome, dërgoi ngushëllimet e tij për familjet dhe të dashurit e viktimave. Ai gjithashtu u kërkoi të gjithëve që të tregojnë kujdes maksimal në zonë. /Telegrafi/