Please enter at least 3 characters.

Kapen në Vërmicë laptopë, telefona mobil e pajisje tjera elektronike pa dokumente

Zyrtarët doganorë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë kanë ndaluar përkohësisht një sasi të konsiderueshme të pajisjeve elektronike të përdorura, të cilat po tentohej të futeshin në Kosovë pa deklarim të rregullt doganor.

Pajisjet e ndaluara përfshijnë laptopë, telefona mobilë, tabletë, pajisje fotografike, dëgjuese dhe orë dore – të gjitha pa dokumentacionin përkatës.

Dogana ka iniciuar procedurë për kundërvajtje ndaj personit përgjegjës, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK), ndërsa mallrat janë ndaluar përkohësisht.

Dogana e Kosovës thekson se do të vazhdojë kontrollet me qëllim të luftimit të kontrabandës dhe mbrojtjes së tregut të brendshëm. /Telegrafi/