Please enter at least 3 characters.

Kapen 965 gramë, Marihuanë

2016/01/f.0122122950112_m.jpg

Këta tre persona janë arrestuar në fshatin Vitkovac, në rrugën Kralevë-Kragujevc, të enjten rreth orës 16:30, me një veturë të tipit “Fijat doblo”, me targa të Beogradit, njofton Koha.

Policia ka bastisur automjetin dhe ka gjetur dy paketa me gjithsej 965 gramë marihuanë, që ishte fshehur në pjesën e bagazhit të automjetit.

Sipas medieve serbe, këtyre tre personave u është caktuara masa e paraburgimit prej 48 orëve, kurse pas këtij afati ata do të paraqiten para gjykatësit hetues në Kralevë. /Telegrafi/