Please enter at least 3 characters.

Kanosje pas një mosmarrëveshjeje në Han të Elezit, policia gjen edhe një granatë

Një person është kanosur nga një tjetër pas një mosmarrëveshje në Hanin e Elezit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 01.11.2025 rreth orës 23:30.

Ndërkaq, lidhur me rastin njësitë policore gjatë kontrollit e kanë gjetur një granatë të cilën e kanë siguruar, derisa aty ka dalë njësiti përkatës i FSK-së që e ka bërë tërheqjen e saj.

“Është raportuar se pas në mosmarrëveshje ankuesi mashkull kosovar është kanosur nga i dyshuari kosovar. Lidhur me rastin njësitë policore gjatë kontrollit e kanë gjetur një granatë, të cilën e kanë siguruar, derisa aty ka dalë njësiti përkatës i FSK-së që e ka bërë tërheqjen e saj në mënyrë të sigurt”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit rasti është iniciuar dhe i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/