Please enter at least 3 characters.

Kanosi zyrtarët policorë për një gjobë në trafik, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Lipjan, pasi i njëjti kanosi zyrtarët policorë për një gjobë në trafik.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Haredin Bajrami” në Lipjan, të martën në 17:20.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i kishte kanosur dy zyrtarë policorë pasi ata ia kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik”, thuhet në raport.

I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/