Please enter at least 3 characters.

Kandidati për deputet nga LDK, Hasanpapaj: Faleminderit për mikpritjen dhe besimin, Shtime e Hajvali

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Bardhyl Hasanpapaj ka publikuar një video nga aktivitetet elektorale të mbajtura në Shtime dhe Hajvali, ku para qytetarëve u adresuan kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasanpapaj ka shkruar "Në mesin e njerëzve që besojnë në ringritjen e shtetit. Faleminderit për mikpritjen e besimin, Shtime dhe Hajvali!". /Telegrafi/