Kampioni tregon dhëmbët në fund ndaj Chelseat - hap të madh për kalimin tutje
Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të madhe ndaj Chelsea me rezultat 5-2, në një përballje shumë të hapur dhe plot gola.
Skuadra franceze kaloi në epërsi në minutën e 10-të, kur Bradley Barcola realizoi pas një aksioni të bukur. Pas një krosimi në zonë dhe një devijimi me kokë nga Joao Neves, Barcola reagoi më shpejt se mbrojtësit dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
Chelsea reagoi në minutën e 28-të, kur Malo Gusto barazoi rezultatin. Ai shfrytëzoi një pasim të shkëlqyer nga Enzo Fernandez dhe goditi saktë në anën e majtë të portës për 1-1.
Megjithatë, PSG riktheu epërsinë para pushimit. Në minutën e 40-të, Ousmane Dembele përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë, kaloi mbrojtjen londineze dhe shënoi nga afërsia për rezultatin 2-1.
⏸️ Leading at the break against Chelsea!#PSGCHE I #UCLpic.twitter.com/Fk8XQogsOL
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) March 11, 2026
Në pjesën e dytë, Chelsea arriti ta barazojë rezultatin në minutën e 57-të. Enzo Fernandez shfrytëzoi një asistim të Pedro Neto dhe me një goditje të menjëhershme shënoi për 2-2.
Por PSG reagoi sërish. Në minutën e 74-të, mesfushori Vitinha përfitoi nga një gabim i portierit Filip Jorgensen dhe shënoi nga brenda zonës për ta rikthyer avantazhin e parisienëve në 3-2.
Goli i sigurisë erdhi në minutën e 86-të nga Khvicha Kvaratskhelia, i cili realizoi një supergol pas një driblimi të bukur dhe një goditjeje të saktë nga jashtë zone për 4-2.
Por PSG, nuk u ndal, dhe Kvaratskhelia pas një pasimi të saktë nga Hakimi, u gjend i lirë brenda zonës dhe me një goditje të shpejtë dhe të saktë e dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur rezultatin 5-2 për skuadrën parisiene.
We take the first leg!
THIS IS PARIS! ❤️💙#PSGCHE#UCLpic.twitter.com/GFMIBf0ac0
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) March 11, 2026
Në fund, PSG arriti të të sigurojë një fitore të rëndësishme në këtë përballje spektakolare. /Telegrafi/


