Please enter at least 3 characters.

Kadri Kryeziu: Përparim Rama po shfaqet si lider, britanikët e mbështesin fuqishëm për kreun e LDK-së

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Sipas Kryeziut, kryetari i Prishtinës Përparim Rama po shfaqet çdo ditë e më shumë si një figurë lidershipi, e gatshme të marrë përsipër sfida të mëdha politike.

“Përparim Rama ka filluar të artikulohet si lider dhe të hyjë në betejat që i takojnë një lideri. Tani që edhe britanikët janë pozicionuar fuqishëm prapa tij si kandidat serioz për drejtimin e LDK-së, nuk kam më asnjë dyshim se me zgjedhjen e Ramës si kryetar, në LDK do të rikthehen dinamika krijuese dhe energjia e munguar prej vitesh”, ka shkruar ai.