Please enter at least 3 characters.

Kacarska: Deputetët janë të papërgjegjshëm ndaj detyrimeve të tyre kushtetuese

2018/06/Kacarska.png

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, ka mbajtur sot konferencën përfundimtare për shtyp, ku ka prezantuar konkluzionet e punës së Gjykatës përgjatë vitit 2022.

Siç theksoi ajo, viti 2022 ishte një vit pasigurie dhe shumë problemesh për Gjykatën Kushtetuese.

“Çështja e moszgjidhjes së gjyqtarëve është ende një problem serioz për Gjykatën Kushtetuese, por edhe një njollë në reputacionin e shtetit, vetëm sepse deputetët janë të papërgjegjshëm ndaj detyrimeve të tyre kushtetuese”, tha Kacarska./Telegrafi/