Please enter at least 3 characters.

Juventusi merr hapin e parë për transferimin e parë, nis negociatat me yllin e Atalantas

Sipas gazetës italiane “Tuttosport”, Juventusi ka nisur bisedimet e para për Giorgio Scalvini, por Atalanta nuk pranon ta lëshojë mbrojtësin italian për më pak se 40-45 milionë euro.

“Bianconerët” janë të interesuar për qendërmbrojtësin e Atalantës, teksa synojnë të shtojnë në skuadër lojtarë të rinj italianë.

Një tjetër arsye lidhet edhe me rregullat e UEFA-s për listën e lojtarëve: Juventusi duhet të ketë minimumi tetë futbollistë të trajnuar në vend në Listën A me 25 lojtarë për garat evropiane, me të paktën katër prej tyre të trajnuar në vetë klubin.

Aktualisht, në këtë kategori te Juventusi konsiderohen Mattia Perin, Michele Di Gregorio, Federico Gatti, Manuel Locatelli dhe Andrea Cambiaso, ndërsa Fabio Miretti dhe Carlo Pinsoglio kanë dalë nga akademia e klubit.

Scalvini do të ishte një tjetër futbollist “locally trained”, ashtu si edhe mesfushori i Interit, Davide Frattesi – emër që gjithashtu përmendet si objektiv.

Megjithatë, Atalanta thuhet se e ka bërë të qartë se do ta shqyrtojë shitjen e Scalvinit vetëm nëse oferta arrin 40-45 milionë euro.

Në të njëjtën kohë, raporti shton se Juventusi po e ndjek edhe mbrojtësin e Brentford, Michael Kayode, por ish-lojtari i Fiorentinës ka deklaruar se nuk po mendon të largohet nga klubi i Ligës Premier./Telegrafi/