Please enter at least 3 characters.

Juventusi ka tri opsione për të zëvendësuar Giorgio Chiellinin

2022/04/Giorgio-Chiellini-2.jpg
502:"Foto LaPresse/Tocco Alessandro 08/04/2022 Cagliari(Italia) Sport Calcio Cagliari Calcio vs Juventus FC Serie A TIM 2021/2022 Stadio "Unipol Domus" Nella foto: Leonardo Pavoletti (Cagliari Calcio);Giorgio Chiellini (Juventus F.C.); Photo LaPresse/Alessandro Tocco April 08, 2022 Cagliari (Italy) Sport Soccer Cagliari Calcio vs Juventus FC League A TIM 2021/2022 "Unipol Domus" Stadium  In the picture: Leonardo Pavoletti (Cagliari Calcio);Giorgio Chiellini (Juventus F.C.);
25:"Alessandro Tocco/LaPresse

Antonio Rudiger, Gleison Bremer dhe Nikola Milenkovic janë objektivat kryesore të Juventusit për të zëvendësuar Giorgio Chiellini sezonin e ardhshëm.

Italiani mund të largohet nga Allianz Stadium në verë, pavarësisht se kontrata skadon në qershor 2023, pasi si mbrojtësi ashtu edhe agjenti i tij, Davide Lippi kanë konfirmuar se do të bisedojnë me klubin në fund të sezonit për të vendosur për të ardhmen.

Chiellini mund të tërhiqet nga futbolli ose të transferohet në MLS për vitin e fundit të karrierës së tij.

Antonio Rudiger është objektivi kryesor i Juventusit për sezonin 2022-2023. Kontrata e tij me Chelsean skadon në verë dhe La Gazzetta dello Sport ka raportuar se ai tashmë ka arritur një marrëveshje me bianconerët.

Gleison Bremer po monitorohet gjithashtu edhe nga bardhezinjtë, megjithëse Interi po kryeson garën për nënshkrimin e mbrojtësit brazilian.

Nerazzurrët kanë një marrëveshje me 25-vjeçarin, por ende nuk kanë rënë dakord me Torinon për çmimin.

Nikola Milenkoviçin, mbrojtësi i Fiorentinës është lidhur gjithashtu me një kalim në Torino, megjithëse ai nuk është zgjedhja nr.1 e Juventusit për sezonin 2022-23.

Bardhezinjtë kanë siguruar tashmë shërbimet e 23-vjeçarit Federico Gatti, i cili do të transferohet në Torino në verë pas përfundimit të huazimit te Frosinone në Serie B. /Telegrafi/