Please enter at least 3 characters.

Juve e mbyll sezonin me fitore dhe feston titullin e shtatë radhazi në Allianz Stadium

2018/05/Paulo-Dybala-e1526741670515.jpg
257:"TURIN, ITALY - MAY 19: Paulo Dybala (L) of Juventus FC is challenged by Ryder Matos of Hellas Verona during the serie A match between Juventus and Hellas Verona FC at Allianz Stadium on May 19, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi e ka mbyllur sezonin 2017/18 në Serie A me fitoren ndaj Hellas Veronas me rezultat 2-1.

Zonja e Vjetër ishte dukshëm më e mirë, ndoshta e motivuar nga dëshira se në fund të takimit do festonin titullin.

Mohamed Salim Fares kishte rast për gol në minutën e 16-të, por Gianluigi Buffon bëri një pritje të mirë.

(Foto: Getty Images)

Mario Mandzukic kishte në vazhdim dy raste të mirë, por rrjeta e Andrade Nicolas nuk u tund dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Në minutën e 49-të u shënua goli i parë, autor Daniele Rugani, ndërsa pas katër minutash shënoi edhe Miralem Pjanic.

(PFoto: Getty Images)

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Alessio Cerci në minutën e 76-të.

Në minutën e 86-të Stephan Lichtsteiner kishte rastin të përshëndetet nga Juve me një gol, por dështoi të shënojë nga pika e bardhë.

(Foto: Getty Images)

Vlen të theksohet se kjo ishte dhe ndeshja e fundit e Buffonit me fanellë të Zonjës së Vjetër.

Juve e mbyll sezonin në vendin e parë me 95 pikë, kurse Hellas Verona në vendin e 19-të me 25 pikë, pra në sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie B së bashku me Beneventon. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6juw8t