Jeep zbulon automjetin e parë elektrik për terrene të vështira
Jeep Recon i vitit 2026 më në fund është këtu.
Prodhuesi i veturave njoftoi për herë të parë SUV-in elektrik në vitin 2022, por meqenëse prodhimi fillon diku në fillim të vitit të ardhshëm, Jeep është gati të publikojë detajet mbi Reconin e ri, i cili do të lansohet fillimisht në versionin Moab.
Recon ka dy motorë elektrikë që prodhojnë një total prej 650 kuaj-fuqi duke e çuar SUV-in në 96 km/h në 3.6 sekonda.
Brenda, Recon përmban një palë ekranesh të orientuara vertikalisht - një ekran për shoferin dhe një ekran qendror infotainment.
Recon nuk ka butona, duke zgjedhur kontrollet digjitale HVAC.
Gjithashtu, vjen me një sistem audio premium Alpine me altoparlantë nën ulëse.
Jeep do të fillojë ndërtimin e Recon në fabrikën e saj të montimit në Toluca në Meksikë në fillim të vitit të ardhshëm, me SUV-in që do të dalë në shitje fillimisht në SHBA dhe Kanada, e më pas do të shpërndahet globalisht.
Jeep do të njoftojë çmimet më afër datës së fillimit të shitjes. /Telegrafi/


