Jankuloska sy më sy me të dënuarit e rastit Monstra (Video)
22/12/2017
Në gjykimin e sotëm për lëndët e PSP-së, ''Fortesa-Shënjestra'' në bankën e të akuzuarve ishin Sasho Mijallkov dhe Gordana Jankuloska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykatësja vendosi që kjo seancë të shtyhet për më 17 janar të vitit që vjen, pasi që lista e dëshmive është dorëzuar me vonesë. Pas kësaj, Jankuloskën e priti një ''befasi e këndshme''.
Gjatë daljes nga gjykata, Jankuloska u përball sy më sy pe da persona të cilët po hynin në gjykatë për t'u lajmëruar që nuk po ikin nga shteti.
Bëhet fjalë për të dënuarit e rastit Monstra të cilët duhet të paraqiten në gjykatë, pasi që janë liruar, por procesi është kthyer në rigjykim./Telegrafi/
*Foto: Erkan Ramadani


