Janeva: Në Këshillin e prokurorëve publik diskutuam për disa lëndë
20/02/2017
Prokurorja speciale, Katica Janeva, e ka përfunduar takimin e saj me Këshillin e Prokurorëve Publik të Maqedonisë. ku është diskutuar për rastin ''Puç'', për të cilin rast, i dyshuar kryesor ka qenë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Janeva ka bërë të ditur se në takim me Petar Anevskin e KPP-së nuk është diskutuar konkretisht për rastin ''Puç'' nga i cili rast PSP-ja u tërhoq, por është diskutuar për më shumë raste që PSP-ja i ka hapur.
Janeva nuk përmendi se për cilat raste është diskutuar, por bëri të ditur se do të dilet me njoftim konkret për takimin në fjalë./Telegrafi/


