Please enter at least 3 characters.

“Janë shumë të dobët”, ylli i Barcelonës kapet mat nga kamerat duke folur për Valencian

Rodri është kapur nga kamerat duke bërë një vlerësim brutalisht të sinqertë për paraqitjen e Valencias gjatë fitores së Barcelonës në 'Mestalla'.

Mesfushori i Manchester Cityt, i cili u zëvendësua në minutën e 62-të, në një moment kur Barcelona tashmë po udhëhiqte 3-0, u filmua teksa zhvillonte një bisedë private me mbrojtësin e Barcelonës, Pau Cubarsin, në pankinën e skuadrës mysafire.

“Ata janë vërtet të dobët. Janë shumë të dobët, o burrë. Shumë keq”, i tha Rodri mbrojtësit të Barcelonës, në një moment të kapur nga kamerat e emisionit “El Día Despues”.

Reprezentuesi spanjoll vazhdoi të komentonte paraqitjen e Valencias, duke e cilësuar ekipin vendas si “të tmerrshëm” dhe duke pyetur bashkëlojtarët e tij se si kishte mundur kjo skuadër të përfundonte sezonin e kaluar në atë mënyrë.

Rodri u shfaq i befasuar kur mësoi se Valencia kishte qenë pranë kualifikimit në garat evropiane sezonin e kaluar.

“Ata as nuk e kaluan vijën e mesit të fushës në pjesën e dytë”, shtoi mesfushori.

Komentet e Rodrit erdhën pas një ndeshjeje të dominuar nga Barcelona në Mestalla, ku Valencia pati shumë pak mundësi për ta rrezikuar skuadrën katalanase.

Rezultati e vuri edhe më shumë në pah fillimin e vështirë të sezonit për Valencian.

Pas katër ndeshjeve të para në kampionat, skuadra kishte pësuar tetë gola dhe kishte grumbulluar vetëm një pikë./Telegrafi/