JAM GJALLË
10/01/2020
Poezi nga: Giorgio ManganelliPërktheu: Maksim Rakipaj
Që jam gjallë asnjë provë s’kam
po të mos jetë
kjo dhimbje e vazhdueshme e veshit,
letra e një miku,
shija e birrës
brenda gojës.
Veç qerthullit
të frikës së përhershme
tjetër shenjë s’kam
që jam gjallë.


