Please enter at least 3 characters.

Ja si u rikthye në formë Istogu

2016/01/ja-si-u-rikthye-n-euml-form-euml-istogu_hd.jpg

Rama thotë se lojtarët e tij po punojnë me intensitet të lartë, i zbatojnë detyrat dhe janë të disiplinuar në fushë e jashtë saj. Istogu nën drejtimin e Ramës ka shënuar tri fitore rresht. Pas shtatë xhirove zë vendin e gjashtë me 10 pikë, sa kanë edhe tri skuadra të renditura më lart, raporton Koha.

"Me punë të jashtëzakonshme ne kemi arritur këtë sukses. Jam i kënaqur me punën dhe angazhimin e lojtarëve. Ata po i zbatojnë në përpikëri detyrat e tyre. Edhe atmosfera është e mirë dhe na mbetet të vazhdojmë kështu", ka thënë Nazmi Rama. /Telegrafi/