Ja si ndihmon iPhone 5S në punët e përditshme (Video)
03/08/2014
E titulluar thjeshtë ‘Dreams’ kjo tregon se si ky telefon i zgjuar, ndihmon njerëzit në punën e tyre të përditshme.
Prej meteorologëve, zjarrfikësve, pilotit, argjendarit dhe piktorit të gjithë këta protagonist në reklamë, shihen duke u ndihmuar nga aplikacionet e iPhone që të kryejnë punët e tyre.
Është një veterinere e cila vendos telefonin e zgjuar në trupin e kalit dhe i bënë atij matjet EKG.
Mjekja e përdor aplikacionin për të përkthyer, kurse një hulumtues i ambientit ndihmohet nga iPhone që të masë nivelin e pH në ujë.
Ndryshe, është thënë se iPhone 6 do të lansohet në fillim të shtatorit, mirëpo tani po thuhet se kjo do të ndodhë në fund të muajit tetor./Telegrafi/


