Please enter at least 3 characters.

Ja si e shpëtuan prizrenasit qenin që po rrezikonte të mbytej në lumë (Video)

2016/05/qeniiiii-1.jpg

Disa qytetarë të Prizrenit sot kanë treguar solidaritet, duke shpëtuar një qen që po rrezikonte të mbytej në lumë.

Qytetari Aid Durguti, i cili ka postuar videon në Facebook, thotë se sot "duke pirë kafe pranë lumit Marash në qytet të Prizrenit ndërmorëm një iniciativë humane për t'i ndihmuar qenit, i cili kërkonte ndihmë për të dalë jashtë lumit me mure të larta", transmeton Telegrafi.

Ai thotë se sapo e kanë parë qenin, që kishte ngelur në shtrarin e lumit, të rrethuar me mure të larta, kanë telefonuar zjarfikësat, të cilët erdhën shumë shpejt dhe nxorën qenin nga lumi. /Telegrafi/