Please enter at least 3 characters.

J-Lo, bomba e qilimit të kuq në Billboard Awards (Foto)

2016/01/lopez1-e1431943468626.jpg

Jennifer Lopez ka goditur sërish, duke ekspozuar edhe një herë trupin e saj bombastik.

Vetëm dy javë pas na impresionioi me fustanin e saj në ngjarjen Met Gala, ajo përsëri u shfaq me veshje transparente në Billboard Music Awards 2015 që u zhvillua mbrëmjen e së dielës më 17 maj.

Fustani i bardhë e i tejdukshëm që këngëtarja mbajti veshur, ishte i pajisur me rruaza që mbulojnë në mënyrë strategjike kurrizin dhe gjoksin e saj.

Megjithatë ajo ishte e ekspozuar mjaftueshëm, veçanërisht në zonën e barkut dhe atë poshtë kërthizës, si edhe mes-gjoksin.

Ylli i muzikës dhe filmit njihet për veshjet e saj seksi gjatë ceremonive me tapet të kuq, pasi të njëjtën gjë e ka bërë ndër vite. /Telegrafi/