Izraelitët pretendojnë se militantët e Hamasit kishin lënë flamuj të ISIS-it në vendet ku kryen vrasjet
Zyrtarët izraelitë kanë shpërndarë fotografi, me të cilat pretendohet se shfaqin flamuj të SISI-it që i kishin lënë militantët e Hamasit.
Ata thanë se flamujt janë lënë pas masakrës së kryer mbi civilët izraelitë, transmeton Telegrafi.
“Hamasi kishte flamuj të ISIS-it në vendin ku kreu masakra mbi fëmijët, gratë dhe burrat izraelitë. Hamasi është një organizatë terroriste. Akoma flasin për ISIS-in”, kanë shkruar forcat e armatosura të Izraelit në profilin zyrtar në platformën X.
E një fotografi tjetër të flamurit të ISIS-it e ka publikuar ambasada izraelite në Britani të Madhe. Izraeli shpesh e ka krahasuar Hamasin me ISIS-in, edhe pse janë organizata të ndryshme.
Izraeli, SHBA, BE-ja dhe Britania e Madhe e kanë shpallur Hamasin organizatë terroriste. Fjala është për një fraksion palestinez që ka nën kontroll Rripin e Gazës, e qëllimi i tyre kryesor është shkatërrimi i Izraelit.
ISIS-I është një organizatë terroriste që ka kryer krime në Siri, Irak dhe Libi. Gjithashtu ka kryer sulme terroriste në vendet perëndimore. /Telegrafi/


