Ismaili takon zv.presidenten e BQK-së në Washington DC, flasin për sistemin e të shpejta përmes zgjidhjes TIPS Clone të Bankës së Italisë
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili zhvilloi një takim me zëvendëspresidenten e Bankës Botërore, Antonella Bassani në kuadër të takimeve pranverore 2026 në Washington DC.
Sipas një njoftimi për media thuhet se gjatë takimit u diskutuan zhvillimet në sektorin financiar të Kosovës, me fokus në modernizimin e sistemit të pagesave dhe integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.
“Guvernatori Ismaili theksoi përkushtimin e BQK-së për avancimin e infrastrukturës së pagesave dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), duke e cilësuar këtë si prioritet strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në njoftim.
Po ashtu siç thuhet në njoftim u trajtuan gjithashtu zhvillimet lidhur me sistemin e pagesave të shpejta përmes zgjidhjes TIPS Clone të Bankës së Italisë dhe hapat për zgjerimin e shërbimeve shtesë.
“Po ashtu, u theksua rëndësia e zbatimit të financimit të projektit të sapo ratifikuar të sektorit financiar si dhe avancimi i kuadrit rregullativ për sigurimin e depozitave, me synim rritjen e mbulueshmërisë dhe forcimin e stabilitetit financiar”, thuhet tutje në njoftim.
Gjithashtu siç thuhet në njoftim Bassani rikonfirmoi gatishmërinë e Bankës Botërore për të mbështetur BQK-në dhe reformat e ndërmarra, duke vlerësuar lart arritjet e deritanishme.
“U diskutua edhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet BQK-së dhe Grupit të Bankës Botërore, me fokus në zhvillimin e sektorit financiar dhe forcimin e kapaciteteve institucionale të BQK-së”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


