Please enter at least 3 characters.

Ish-kampioni i katërfish i Formula 1, Alain Prost: Hamilton dhe Vettel do të kenë nevojë për motivim

2018/11/Alain-Prost.jpg
226:"LONDON, ENGLAND - JUNE 27: Alain Prost of team E.Dams-Renault sport in the garage during the FIA Formula E Visa championship, ePrix at battersea park on June 27, 2015 in London, England. (Photo by Mark Thompson/Getty Images)
12:"Getty Images

Shoferi legjendar Formula 1, Alain Prost tha se pesë herë kampioni Lewis Hamilton mund të ketë nevojë për një lloj tjetër motivimi për sezonin e ardhshëm.

Britaniku fitoi kampionatin e pestë këtë sezon dhe barazoi rekordin e Juan Manuel Faggios gjersa vetëm dy tituj më shumë i ka Michael Schumacher.

Sebastian Vettel, Valteri Bottas dhe Lewis Hamilton

Ngasësi i Mercedesit, ashtu si vitet e mëparshme, luftoi për titullin me Sebastian Vettelin e Ferrarit gjersa titullin e siguroi në Meksikë, dy gara para përfundimit.

"Këtë vit e kam thënë tashmë, Sebastian dhe Lewis do të kenë probleme me motivim për shkak se kanëp fituar disa herë titullin e kampionit. Dikush mund të fitojë titullin, por pas kësaj, çdo gjë është në një nivel personal".

"A është qëllimi për të fituar shtatë tituj apo jo? Unë mendoj se qëllimi i tyre është që të jenë përsëri kampion të botës dhe të shohim se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm".

"Por, për shembull, nëse vitin e ardhshëm do të ndryshohet kampioni, atëherë do të jetë motivim tjetër për kampionët aktual", tha Prost për Autosport.

Ndryshe, francezi 63-vjeçar në të kaluarën është shpallur katër herë kampion bote në garën e veturave të shpejta. /Telegrafi/