Irish Times: Zaevi mund të kërkojë miratimin e parlamentit pa e pyetur kryetarin Ivanov
Gazeta irlandeze ''Irish Times'' i ka kushtuar një analizë situatës së tanishme politike në Maqedoni, pas refuzimit të kryetarit Gjorge Ivanov për të mandatuar liderin e opozitës, Zoan Zaev, për të formuar qeverinë e re në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gazeta sjell deklaratën e Zaevit të thotë se ''kriza mund t'ia vë zjarrin Maqedonisë'', ndërkaq vlerëson se refuzimi i Ivanovit për të mbështetur një qeveri shumëetnike ushqen frikën e një konflikti në vend.
''Irish Times'' përshkruan situatën politike, duke mos lënë anash çështjen e gjuhës shqipe, si pikë kyçe ku acarohet situata, kurse përmend edhe vizitën e zyrtares së lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Sipas kësaj gazete, Zaevi mund që ta mbikalojë kryetarin Ivanov dhe të kërkojë miratim parlamentar për një qeveri, pa marrë pëlqimin e kryetarit Ivanov.
''Ne do të donim që të marrim miratimin formal të kryetarit, por kjo nuk është me rëndësi. është një traditë e mirë që të kërkosh dorën e nuses tënde babait të saj, por nëse ai nuk e jep, prapseprapë ti mundesh që të martohesh me të'', ka deklaruar Zaevi.
Analizën e plotë të ''Irish Times'' e gjeni këtu./Telegrafi/


