Interpoli në kërkim të 20 shtetasve të Maqedonisë
Maqedonia me vite të tëra bashkëpunon me këtë strukturë të rëndësishme, ku nëpërmjet secilës kalon informacion mbi persona apo organizata kriminale që veprojnë në rajon dhe në Evropë.
Në faqen zyrtare të Interpolit, INA ka gjetur emrat e shqiptarëve për të cilët ekziston një fletë-arrest. Nëse në zyrën e Interpolit në Shkup gjenden një numër më i madh që kërkohen, në Zyrën Qendrore janë përfshirë vetëm një pjesë prej tyre. Përveç emrit, në këtë faqe gjenden të dhëna të tjera për çdo të kërkuar.
Përshkrimi i të kërkuarit, gjatësia, gjuhët që di, krimi që ka kryer etj. Pjesa më e madhe e tyre kanë dhe foto. Në momentin e parë ata rrezikojnë arrestin, në çdo gjurmë do të zbulojë policia. Në listën e Interpolit me fotot dhe të gjitha detajet dhe veprat që i ngarkojnë janë prezantuar rreth 10 të shumëkërkuarit, ndërsa pjesa tjetër përfshihet në një listë. Përveç kësaj Interpol është në kërkim edhe të personave të zhdukur. Nga Maqedonia deri tani pranë kësaj zyre janë lajmëruar të zhdukur 21 persona, prej të cilëve së fundi edhe fëmijët e zhdukur, ndër të cilët edhe Mitat Ibrahimi nga Konjara e Mesme, transmeton INA. /Telegrafi/
Personat e publikuar në listën e Interpolit
Shpëtim Bytyqi – 1971, Shkup
Petrit Ame – 1959, Dibër
Nagip Alija – 1971, Gostivar
Mile Haxhiski – 1972, Berovë
Xhemshit Dehari – 1968, Tetovë
Myfit Dika- 1964, fletëarresti nga SHBA-të
GJorgji Gjurovski – 1946 , Ilino
Dimçe Karastojanov – 1979, Veles
Aqif Ajruli – 1980 , fletëarrest nga SHBA-të
Xhelal Sherifi, 1985, fletëarrest nga SHBA-të


