Please enter at least 3 characters.

Interi planifikon transferimin e Emerson Palmierit

2019/04/GettyImages-1141310829.jpg
238:"LONDON, ENGLAND - APRIL 08: Emerson Palmieri of Chelsea looks on during the Premier League match between Chelsea FC and West Ham United at Stamford Bridge on April 08, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Emerson Palmieri mund të rikthehet përsëri në Serie A, por jo tek ish-skuadra e tij Roma.

Mbrojtësi brazilo-italian iu bashkua Chelseat një vit e gjysmë më parë nga Roma, por që nuk ka arritur të zë një vend titullari në formacion.

Kjo ka bërë që ai ta mendojë rikthimin në Serie A, ku interesim ka shprehur skuadra e Interit.

Calciomercato ka raportuar se drejtori i zikaltërve Bebe Morata e pëlqen shumë lojtarin dhe synon ta transferojë te Interi.

Emerson Palmieri. (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Neroazzurrët po duan huazimin e Emersonit për një edicion me mundësi blerje për 20 milionë euro.

24-vjeçari ka një kontratë të vlefshme me Chelsean deri në qershor të vitit 2022.

Vetë Emerson po e mirëpret një rikthim në Serie A, pasi duke luajtur më shumë do të rikthehej edhe në Kombëtaren e Italisë. /Telegrafi/