Please enter at least 3 characters.

Interi afër nënshkrimit me Danilon

2019/05/Danilo-3.jpg
295:"HUDDERSFIELD, ENGLAND - JANUARY 20: Danilo of Manchester City celebrates scoring his sides first goal during the Premier League match between Huddersfield Town and Manchester City at John Smith's Stadium on January 20, 2019 in Huddersfield, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi thuhet se janë në prag të nënshkrimit të mbrojtësin e Manchester Cityt, Danilo, për një shifër transferimi prej 15 deri 20 milionë euro.

Sipas mediumit italian calcionews24.com, Nerazzurrët kanë kontaktuar me mbrojtësin brazilian tashmë dhe kanë folur për kushtet personale.

Danilos thuhet se i është ofruar  një kontratë katërvjeçare me pagë në vlerë prej 3.5 milion euro në vit.

27-vjeçari ka bërë vetëm 21 ndeshje konkurruese për Man Cityn këtë sezon, por asnjëherë nuk ka qenë zgjidhje e parë e trajnerit Pep Guardiola.

Danilo duke festuar një gol me fanellën e Cityt (Foto: Getty Images/Guliver)

Shkathtësia e tij e të qenit në gjendje të luajë kudo në katër pozitat e mbrojtjes, e bën atë objektiv ideal për klubin milanez.

Megjithatë, faqja e internetit gjithashtu raporton se Antonio Conte do të kishte fjalën e fundit për çdo transferim të mundshëm, nëse ai do të marrë përsipër detyrën nga Luciano Spalletti në verë.

Në rast transferimi, operacioni do të kryhej në vlerën e 15 deri 20 milionë euro. /Telegrafi/