Please enter at least 3 characters.

Interesimi për Di Marian nuk ka të ndalur

2016/01/interesimi-p-euml-r-di-marian-nuk-ka-t-euml-ndalur_hd.jpg

Argjentinasi mendon se nuk e trajtojnë si duhet punëdhënësit e tij, prandaj njëri nga opsionet e tij është largimi.

Sipas El Pais, 26-vjeçari është i bindur se disa anëtarë të bordit nuk e konsiderojnë atë si një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës dhe se po t’u jepej rasti do ta shisnin.

Juventusi, Arsenali, Manchester Unitedi dhe Paris Saint Germaini janë disa nga klubet që po kontaktojnë me përfaqësuesit e Di Marias rreth transferimit të tij.

Në ndërkohë, raportohet se trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti, është duke e lutur anësorin që të qëndrojë në Bernabeu. /Telegrafi/