Please enter at least 3 characters.

"Instagrami është për vajza" - deklarata e Elon Musk ndez debat

Sipërmarrësi i teknologjisë, Elon Musk, ka shkaktuar polemika pasi deklaroi se Instagram është “për vajza”.

"Instagrami është për vajzat", shkroi Musk në X ndërsa iu përgjigj një postimi viral në lidhje me zakonet e rrjeteve sociale dhe trendet online.

Postimi paraqiste një diskutim rreth asaj se si zakonet e njerëzve online mund të pasqyrojnë "faza" të ndryshme të jetës së tyre.



Tema nxori në pah trendet e zakonshme të Instagramit, të tilla si ndarja e fotove të ushqimit të përgatitur në shtëpi.

Postimi u bë shpejt viral, me shumë përdorues që i quajtën komentet e tij seksiste dhe ofenduese.

Ndryshe, Elon Musk shpesh ka kritikuar platformat në pronësi të Meta, ndërsa e ka promovuar X si një alternativë më të hapur dhe serioze. /Telegrafi/