“Inler mund të jetë Maradona i Leciesterit”
21/08/2015
Trajneri i Leciester Cityt, Claudio Ranieri nuk ka frikë ta cilësojë blerjen e tij si të madhe dhe se mund ta ndërtoj ekipin për rreth tij.
“Ne duam të ndërtojmë skuadrën nga themeli. Pasi e kemi bazën atëherë mund ta ndërtojmë katin e parë, katin e dytë dhe çdo gjë. Inler është një nga themelet tona”, tha Ranieri, transmeton Telegrafi
“Mbaj mend kur askush nuk donte të shkonte në Napoli. Por, pas Maradonas gjithkush dëshiron të shkojë në Napoli”, ka thënë Ranieri, ku shtoi “Nëse ne fillojmë të ndërtojmë, ndoshta pas tre ose katër viteve e shumë lojtarë do të duan të vijnë në Leicester. Pse jo?”
Kjo nuk është hera e parë që Inler ka qenë subjekt i krahasimeve pasi javë më parë është krahasuar me Esteban Cambiasson. /Telegrafi/


