Please enter at least 3 characters.

Infektimi i Mijallkovit si shkak për anulimin e seancës për "parcelat në Vodno"

2016/01/lsdm-gruevski-p-euml-rgatit-ikjen-e-mijalkov-nga-maqedonia_hd.jpg

Seanca për gjykimin e Sasho Mijallkovit për lëndën "parcelat në Vodno" është anuluar pasi Sasho Mijallkov, si i paditur, është i infektuar me COVID-19 dhe për këtë trupi gjykues ka kërkuar shtyrjen e seancës pasi i njejti është në izolim dhe nuk mund të paraqitet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë seancë është dëgjuar dëshmitari Kiril Bozhinovski ndërsa më 24 janar është caktuar seanca e re.

Mijallkov para dy javësh u lirua me kusht të pasurisë së patundshme si dëshmi se nuk do ta lëshojë vendin dhe për këtë pati reaksione të shumta në publik. /Telegrafi/