Ikja spektakolare e një të burgosuri në Rusi (Video)
23/06/2016
Një i burgosur në Rusi ka ikur përmes dritares së qelisë së tij, nga e cila u jepet ushqimi të burgosurve.
Nine News ka raportuar se hajduti Rustam Shakhrutdinov, 25-vjeçar, ishte zhveshur dhe ia doli të fuste trupin e tij në dritaren e vogël të qelisë.
Pasi del nga qelia ai me qetësi vesh rrobat dhe ia del të ikë nga burgu.


