Ide kreative t’i thuhet Stop ndërtimeve pa leje (Video)
Fenomeni i ndërtimeve pa leje ka kohë që është temë qendrore e diskutimeve në kryeqytet dhe gjithandej Kosovës. Përmes fondeve të shumta dhe kampanjave të marketingut është provuar me ju thënë Stop ndërtimeve pa leje. Arkitekti Fatos Jetishi ka gjet një mënyrë kreative me i thënë stop ndërtimeve pa leje. Përmes një animacioni ai ka dhënë një mesazh: Mos Ndërto pa leje!
Arkitekti Fatos Jetishi ka gjetur një mënyrë kreative me i thënë stop ndërtimeve pa leje. Ai ka projektuar një objekt pa leje për një klient të “Imagjinuar” dhe më pas në fazën e dorëzimit të projektit ka vendos që ta rrënojë këtë objekt, ende pa u ndërtuar! Guximin e tij për ta rrënuar një objekt pa leje, në fazën e projektimit, e ka pasqyruar përmes një animacioni që mund ta shihni në vijim.
I kontaktuar nga URBANmag.net Arkitekti, Fatos Jetishi ka deklaruar se përmes këtij animacioni është munduar të ndikojë në vetëdijësimin e popullatës për mos me ndërtu pa leje. Ai përmes animacionit ka pas guximin që ndërtimet pa leje t’i stopojë në fazën fillestare, atë të projektimit të një objekti pa leje. “Nëse ne arkitektët e rinj nuk projektojmë objekte për klientët tanë, të cilët nuk kanë marrë leje për me e ndërtu një objekt, atëherë mundemi me e reduktu deri në një masë fenomenin e ndërtimeve pa leje”.
Rrënimi i objektit pa leje në fazën e projektimit është i lehtë, më pak procedura dhe më pak shpenzime. Nëse ne si arkitektë të rinj i themi Stop ndërtimeve pa leje atëherë do të japim një kontribut në parandalimin e këtij “virusi” dhe krijimin e një ambienti më të mirë për të ardhmen. /URBANmag.net/


