Please enter at least 3 characters.

​Ibrahimoviç, një lider i padiskutueshëm

2017/01/ibra-12-1.jpg

Ish-bosi i Tottenhamit, Harry Redknapp ka lavdëruar sulmuesin e Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimoviç.

Sulmuesi suedez realizoi hat-trik në fitoren kundër SaintEtienne (3-0), në kuadër të Europa League.Redknapp mendon se Ibrahimoviç është një lider i padiskutueshëm në fushë.

“Ai tregoi aftësi fantastike. Ai ishte në vendin e duhur”, tha Redknapp.“Ai tregoi karakter të madh, ai është një udhëheqës i ekipit”.

“Me Rooneyn nuk luan shpesh, por ai mori përsipër udhëheqjen e ekipit. Ai është duke bërë një punë fantastike”, ka theksuar Redknapp.