Ia theu hundën dhe një gisht tifozit, arrestohet reprezentuesi i Anglisë
Ylli i Kombëtares së Anglisë, Ivan Toney, u arrestua nën dyshimin për një goditje me kokë ndaj një tifozi dhe u nxor nën pranga jashtë një bari modern në Londër.
Sipas mediumit The Sun, Toney u arrestua në qendër të Londrës para mëngjesit të shtunës, më 6 dhjetor, nën dyshimin për një sulm.
Sulmuesi i Al-Ahli thuhet se u përfshi në një konfrontim në një bar në Soho, me disa fotografi që kanë kapur momentin kur ai u nxor jashtë vendit i prangosur.
Tomorrow's front page: England Star in Headbutt Arrest https://t.co/GhMYiAlg8Jpic.twitter.com/0Q7iwznLV9
— The Sun (@TheSun) December 8, 2025
Dëshmitarët okularë thonë se telashet shpërthyen kur një tifoz u përpoq ta kapte Toneyn për një ‘selfie’.
“Ai kaloi pranë një tavoline me një grup djemsh. Njëri prej tyre e njohu dhe u përpoq t'i vinte duart rreth qafës për të bërë një foto me të. Pastaj Toney tha: 'Largohu nga unë, largohu nga unë' dhe përfundoi duke goditur me kokë njërin nga djemtë", i ka thënë në dëshmitar mediumit The Sun.
EXCLUSIVE: Ivan Toney ‘launched headbutt in brawl' before video shows him being led away in cuffs 🚨 pic.twitter.com/hF0UJsh474
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) December 8, 2025
Viktima e supozuar thuhet se pësoi dëmtime duke pasur gishtin dhe hundën e thyer, me gjak të dukshëm në imazhet e marra në vendngjarje. Shërbimi i Ambulancës së Londrës konfirmoi se tre persona u vlerësuan, njëri u dërgua në spital dhe të tjerët u liruan në vendngjarje.
Policia konfirmoi se u thirr në Rrugën Wardour në orën 00:47 të shtunën pas raportimeve për një sulm. Një burrë 29-vjeçar, Toney, u arrestua me dyshimin për dy akuza për sulm dhe një akuzë për përleshje. Ai është liruar që atëherë me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Dëshmitarët përshkruan një prani të madhe policore, së bashku me forcat e sigurisë personale, ndërsa oficerët reaguan shpejt ndaj incidentit. Toney mund të jetë ndjerë i kërcënuar për shkak të veprimeve të tifozit, me sulmuesin që mbante bizhuteri të dukshme dhe një orë luksoze në atë kohë.
Ndryshe, Toney ka gjithsej 7 paraqitje me kombëtaren e Anglisë dhe mbi 140 gola në futbollin anglez me skuadra të ndryshme. /Telegrafi/


