I ZIU, I BARDHI
Oodgeroo Noonuccal (1920-1993)
Foto: Sekuencë nga dokumentari “Rebel with a Cause” / © ABC
05/11/2025
Poezi nga: Oodgeroo Noonuccal
Përktheu: Maksim Rakipaj
I bardhi:
O aborigjen, ne
të sollëm
shkencën tonë shoqërore
demokracinë tonë të bardhë.
I ziu:
O njeri i bardhë,
që do të na mësoje dhe do të na zbutje,
e patëm atë shkencë,
para se të vije ti
dhe demokracinë gjithashtu.
I bardhi:
I shkreti ti i zi,
gjithçka pate ti
ishte paraardhësi yt Biami
dhe djalli i madh me pupla
Bunjipi dhe britmat e tij!
I ziu:
O mik i bardhë, vërtet
më tepër krenari ke:
ti pate Jezu Krishtin,
por atë e vure në kryq
dhe ende vazhdon ta kryqëzosh.


