Please enter at least 3 characters.

I padëshiruar nga Lampard, Chelsea i vendos çmimin e largimit Batshuayit

2020/03/GettyImages-1206926484.jpg
244:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 17: Michy Batshuayi of Chelsea reacts during the Premier League match between Chelsea FC and Manchester United at Stamford Bridge on February 17, 2020 in London, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Michy Batshuayi pritet të largohet përfundimisht nga Chelsea në afatin kalimtar veror.

Sulmuesi belg është pjesë e londinezëve që nga viti 2016, por pa pasur mundësi të luaj rregullisht.

Batshuayi gjatë kësaj kohe është huazuar në tri skuadra si Borussia Dortmund, Valencia e Crystal Palace dhe vetëm në edicionin e fundit është ndalur në skuadër nga Frank Lampard.

Por duket se ditët e tij si futbollist i Chelseat janë të numëruara, pasi belgu nuk preferohet nga Lampard.

Michy Batshuayi. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja angleze The Sun, lojtari është nxjerr në shitje nga Chelsea.

Londinezët i kanë caktuar edhe çmimin e largimit dhe për ta lënë të lirë duan 25 milionë euro.

Roma dhe Milan mbeten dy skuadrat e interesuara për ta transferuar Batshuayin në Serie A.

26-vjeçari këtë edicion ka luajtur në 25 ndeshje në të gjitha garat, ku kryesisht është inkuadruar nga banka rezervë, teksa ka shënuar tetë gola e ka bërë tre asistime. /Telegrafi/