Please enter at least 3 characters.

"I lindur për sport", roboti që ecën me duar dhe godet me grushte - ja sa kushton ai

Kompania kineze Unitree Robotics ka prezantuar zyrtarisht një model të një roboti humanoid me markën R1, i cili kushton nga 5,056 euro.

R1 promovohet nën sloganin "i lindur për sport", dhe videoja e tregon atë duke ecur me duar, duke goditur me grushte, duke u shtrirë, duke u ngritur në këmbë, dhe të ngjashme.

Roboti është 121 centimetra i gjatë dhe peshon 25 kilogramë.

Kompania Unitree nuk zbuloi detaje të tjera.

Ndryshe, kompania amerikane Tesla ka zhvilluar një robot të quajtur Optimus, i cili ende nuk është i disponueshëm komercialisht. /Telegrafi/