Please enter at least 3 characters.

Hysaj i gatshëm për Sassuolon

2016/01/hysaj-i-gatsh-euml-m-p-euml-r-sassuolon_hd.jpg

Mbrojtësi shqiptar ka disa javë që stërvitet me napoletanët e trajnerit Mauricio Sarri. Hysaj thotë se është në formë dhe pret të aktivizohet në sfidën e së dielës në fushën e Sassuolos.

“Jam i gatshëm të luaj dhe besoj se trajneri do të më japë mundësinë ta nis si titullar. Jam në 100% të formës dhe këtë e kam treguar edhe në miqësoret e zhvilluara”, tha shkodrani për Sportal.

Elseid Hysaj u transferua gjatë verës nga Empoli, ekip që e ndihmoi të ngjitej në Serinë A dhe të siguronte mbijetesën sezonin e fundit.

Ai ishte mbrojtësi i djathtë me më shumë minuta në Seriën A, ndërsa 21-vjeçari firmosi një kontratë deri në 2020 me Napolin, që këtë sezon do të marrë pjesë në Ligën e Evropës.