Please enter at least 3 characters.

Hulk afër rikthimit në Evropë, e duan në La Liga

2019/12/maxresdefault-11.jpg

Hulk Pariba është shumë afër që të rikthehet në Evropë.

Sulmuesi Brazilian thuhet se dëshiron ta mbyllë aventurën e tij në Kinë, pasi i mungon futbolli evropian.

Sipas asaj që raporton Sport, Hulk është shumë afër kalimit te skuadra spanjolle, Espanyol.

Ish-sulmuesi i Portos, Zenitit dhe kombëtares braziliane, aktualisht po luan te Shanghai SIPG.

Në garë për transferimin e Hulkut thuhet se janë të interesuar edhe disa skuadra nga Bundesliga.

Mirëpo, klubi nga La Liga po i prinë garës për t’i marrë shërbimet e tij, e që për kartonin e tij duhet paguar dhjetë milionë euro. /Telegrafi/