Please enter at least 3 characters.

Huddersfieldi i rënë nga liga ia shuan ëndrrën Unitedit, Djajtë mbesin jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm

2019/05/Man-Utd-Huddersfield.jpg
327:"HUDDERSFIELD, ENGLAND - MAY 05: Ole Gunnar Solskjaer, Manager of Manchester United reacts towards Juninho Bacuna of Huddersfield Town during the Premier League match between Huddersfield Town and Manchester United at John Smith's Stadium on May 05, 2019 in Huddersfield, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi ka dështuar të fitojë në udhëtim te Huddersfield Town pasi ka barazuar me rezultat 1-1 dhe ka dështuar edhe matematikisht të kualifikohet në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Djajve të Kuq, ku pas përveç rasteve të krijuara arritën të gjejnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e tetë të ndeshjes dhe ishte i riu Scott McTominay, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0.

(Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, përsëri ishin mysafirët që bënë ndeshje më të mirë, por vendasit arritën të befasojnë me golin e barazimit.

Luhej minuta e 60-të e ndeshjes kur Isaac Mbenza arriti të shënoj për 1-1 pas një kundërsulmi të shpejt dhe një gabimi nga ana e Luke Shaw.

Momenti i golit nga Mbenza (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Deri në fund të ndeshjes pati edhe shumë raste nga të dyja skuadrat, por asnjëra nuk arriti të tund rrjetën dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Pas këtij barazimi, Unitedi humbet gjasat për një vend në katërshe pasi mbetet në pozitën e gjashtë me 66 pikë, ndërsa Huddersfieldi ka 15 pikë në vendin e fundit.

Në ndeshjen e fundit kampionale, Djajtë e presin në shtëpi Cardiff Cityn, ndërsa Huddersfieldi udhëton te Southamptoni. /Telegrafi/

https://twitter.com/AllGoaals/status/1125043724197793793