Horoskopi javor për periudhën nga 12 – 19 shtator
Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
Shëndeti: Në përgjithësi është i kënaqshëm. Problemet që po ju shqetësojnë janë pasojë e lodhjes së madhe në punë. Gjeni kohë për relaksim psikik, por edhe për pushim fizik. Qëndroni më shumë në natyrë.
Dashuria: Në planin e dashurisë çdo gjë do të shkojë mirë. Ata që janë në lidhje partnerët do t’i përkrahin pa rezervë, ndërsa ata që nuk kanë lidhje dashurie do të kenë shumë njohje të reja nga të cilat mund të lindin shoqëri dhe miqësi që do t’i gëzojnë favoret e yjeve.
Shëndeti: Probleme me veshkat dhe me traktin urinar mund t’ju shfaqen, por nuk do të thotë se do t’ju jenë me afat të gjatë.
Dashuria: Një lidhje e zjarrtë dashurie po ju pret këtë javë. Nëse arrini ta mposhtni xhelozinë, do të kaloni çaste të lumtura dhe të paharrueshme. Është mirë t’i ndiqni ndjenjat tuaja. Kënaquni me butësinë dhe përkrahjen që do t’jua ofrojë personi juaj i dashur.
Shëndeti: Dhembjet e stomakut janë pasojë e ushqimit jo të rregullt dhe e nervozizmit.
Dashuria: Do të jeni në situatë që në lidhjen tuaj dashurore t’ju imponohet t’i zgjidhni disa dilema shumë të pakëndshme. Nga kjo situatë mund të dilni vetëm nëse veproni me qetësi dhe me arsye. Do të ndodhin ato gjëra që zakonisht ndodhin në situata të këtilla.
Shëndeti: Problemet me shëndetin jeni duke i zgjidhur, meqenëse ato janë pasojë e ndryshimeve klimatike.
Dashuria: Me personat e shenjave të Peshores dhe të Shigjetarit mund të përjetoni çaste të zjarrta dashurie. Së shpejti do të arrijë çasti i volitshëm për pjesëtarët e lirë të kësaj shenje. Pritet të krijojnë lidhje të shëndosha dashurie. Mos harroni se në dashuri e mira me të mirë kthehet.
Shëndeti: Telashet që kanë të bëjnë me infeksione dhe me probleme psikike kërkojnë një qasje më serioze. Më së miri është të kërkoni ndihmë profesionale.
Dashuria: Lidhja juaj dashurore nuk është duke funksionuar ashtu siç dëshironi. Është mirë të ndryshoni qëndrim nëse dëshironi të përjetoni kënaqësi në lidhjen tuaj. Mbase është mirë që të krijoni një qasje të re ndaj seksit. Personat e shenjës së Gaforres dhe të Dashit këto ditë janë fatalë për ju.
Shëndeti: Grumbullimi i lëngjeve në organizëm po ju krijon situata të rënda dhe po ju bën të ndiheni të lodhur shumë. Diuretikët dhe kafeja vetëm pjesërisht ju ndihmojnë, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Sot mund të bëni gjëra që nuk i keni pasur mundësi t’i provonit më parë. Hëna në shenjën tuaj ju bën të jeni më seksualë dhe më romantikë se zakonisht. Përfitoni për të kaluar disa momente të këndshme intime me personin e dashur. Në fakt, përfitoni nga ky moment për të rregulluar një marrëdhënie paksa të vështirë gjatë këtyre ditëve të fundit.
Shëndeti: Jeni duke e sanuar situatën shëndetësore. Të gjitha pengesat që po i ndieni janë për shkak të ndryshimeve të motit. Ndaj këtyre ndryshimeve po reagoni ashpër.
Dashuria: Në dashuri mirëkuptimi me partnerin do të jetë i shkëlqyer, sidomos në nivelin intelektual. Partneri juaj do të ketë një qëndrim tepër të afërt ndaj jush. Gjatë kësaj jave me personin e dashur do të përjetoni plot momente të këndshme, të cilat gjatë do t’i kujtoni.
Shëndeti: Shëndeti ju është i mirë. Asgjë s’ka për t’u brengosur.
Dashuria: Në lidhjen tuaj dashurore do të përballeni me disa sfida që do t’ju falin emocione që nuk i keni provuar më parë. Do t’u dorëzoheni pasioneve dhe do të kënaqeni me personin tuaj të dashur. Emocionet e vrullshme nuk do të thotë se do t’ju sjellin suksese. Në këtë javë duhet të funksioni sipas parimit të mendjes dhe ndjenjave.
Shëndeti: Kryesisht i mirë, përpos një nervoze të lehtë.
Dashuria: Këtë javë do të ballafaqoheni me disa të papritura edhe në lidhjen emocionale. Varet nga respekti që do të tregoni ndaj personit të dashur, por edhe nga qëndrimi i personit të dashur ndaj jush. Ka shumë mundësi që beqarët dhe beqaret gjatë kësaj periudhe t’ia thonë lamtumirën jetës vetmitare dhe të fillojnë të shijojnë jetën në çift.
Shëndeti: Nuk është edhe ashtu siç e dëshironi. Ndiheni shumë të lodhur, andaj është mirë që t’ia kushtoni vetes një pushim të mirë.
Dashuria: Kujdes të veçantë duhet t’ua kushtoni ndjenjave. Shmangi bisedat e kota me personin e dashur që mund ta bëjnë xheloz. Duhet të kini më shumë respekt për personin e dashur dhe të keni më shumë besim tek ai. Keni nevojë të madhe për përkrahje të partnerit tuaj.
Shëndeti: Ka mundësi t’ju shfaqen probleme që kanë të bëjnë me ushqimin. Duhet ta kuptoni që shëndeti varet nga ajo që hani.
Dashuria: Në lidhjen tuaj dashurore do të përballoni me disa situata të vështira, të cilat do t’i zgjidhni shpejt. Me personin e dashur do të keni një ftesë për mbrëmje, në të cilën do të kaloni çaste të bukura. Me partnerin do të keni mirëkuptim të shkëlqyer. Mos lini asnjë mundësi pa e shfrytëzuar, të cilat do t’ju shërbejnë për plotësimin e ëndrrave të parealizuara deri tani.
Shëndeti: Situata shëndetësore është duke u përmirësuar. Do ta ndieni veten më të sigurt.
Dashuria: Një lidhje që do të krijoni këtë periudhë do t’ju nxjerrë tërësisht nga stabiliteti. Ju u përkisni tipave të cilët lidhjen e krijojnë në bazë të ndjenjave, ndërkaq këto ditë ato do t’i keni me bollëk. Nuk bëni mirë të filloni lidhje të re pa i sqaruar gjërat me lidhjen e vjetër. Pala tjetër me posesivitetin që e ka po ju shkakton shumë probleme. /Telegrafi/


