Heroic është finalisti i parë në turneun e CS:GO – Blast Premier Fall Final
26/11/2022
Ekipi danez Heroic ka mposhtur Liquid për të siguruar një tjetër finale, kësaj radhe në turneun Blast Premier Fall Final në Kopenhagë.
Ekipi i udhëhequr nga cadiaN po vazhdon formën e mirë tani me një fitore me rezultat 2-1 me mapa ndaj Liquid.
Edhe pse patën shumë vështirësi, Heroic në fund u treguan më të mirë se sa Liquid, ku shkëlqeu Martin 'stavn' Lund me 74 eliminime.
Heroic tashmë kanë siguruar 85.000 dollarë, dhe e presin në finale fituesin e ndeshjes FaZe – NIP.
Kujtojmë se turneu Blast Premier Fall Final shpërndan çmime në vlerë 425.000 dollarë, ku 200.000 prej tyre shkojnë për vendin e parë. /Telegrafi/


