Hayek – vitin e ardhshëm me koleksion kozmetike
02/03/2011
Aktroja meksikane ka zbuluar se ajo është duke punuar në projektin e saj për tashmë gjashtë ose shtatë vite dhe është duke nxjerrë ide për koleksionin e saj të kremrave dhe produkteve të tjera të bazuara në metoda të vjetra natyrale që janë përdorur nga nëna dhe gjyshja e saj.
“Gjithmonë kam dashur ta bëj këtë, pasi gjyshja ime, e cila ishte e bukur, vdiq në moshën 96 vjeçare pa rrudha. Dhe duhet ta shihni nënën time! Ne kemi disa sekrete familjare... Keni dëgjuar për tepezcohuite (përbërës që shfrytëzohet për rigjenerim të lëkurës)?”, ka thënë aktorja për New York Times. /Telegrafi/


