Please enter at least 3 characters.

Haxhiu shkarkon tre zyrtarë nga Divizioni për Mbrojtje Juridike në Gjykatën Speciale

2020/12/Albulena-Haxhiu-interviste-foto-Ridvan-Slivova-3-e1617814770692.jpg

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë ditës së sotme ka shkarkuar nga detyra tre zyrtarë nga Divizioni për Mbrojtje Juridike në Gjykatën Speciale.

Zyrtarët e shkarkuar ishin emëruar në këto pozita në kohën kur ministër i Drejtësisë ishte, Selim Selimi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Të shkarkuarit janë Astrit Gjocaj, Sami Bunjaku dhe Dhurata Salihi.

Në arsyetim thuhet se vendimet për emërimet e tyre janë bërë në kundërshtim me rregulloret e organizimit të brendshëm të Ministrisë. /Telegrafi/