Haxhiu: 27 vjet nga masakra në Mejë dhe Korenicë, u vranë 376 civilë shqiptarë të paarmatosur
27/04/2026
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës dhe njëherësh kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrës në Mejë dhe Korenicë të Gjakovës, të cilën e ka cilësuar si masakrën më të madhe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Haxhiu ka shkruar se në këto dy lokalitete “376 civil shqiptarë të paarmatosur u vranë”, ndërsa ka pohuar se trupat e viktimave u zhvendosën dhe u rivarrosën me qëllim, siç ka thënë ajo, “fshehjen dhe shkatërrimin e dëshmive të krimit”.
Sipas Haxhiut, një pjesë e trupave “u transportuan për në Serbi”.
“Nderime të përjetshme martirëve të Mejës dhe gjithë Kosovës”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/


